-U tha në Opinion

Berisha: Çfarë ka në raportin e SHISH, presidentit iu fsheh


               Publikuar në : 21:24 - 12/09/19 |
geliano fataj

Qindra fshatra janë të mbushura me parcela me kanabis. Kështu deklaroi Sali Berisha në emisionin Opinion këtë të enjte.

Ai shkon edhe më tej teksa, akuzon Shërbimin Informativ Shqiptar se i ka dërguar raporte të ndryshme kryeministrit dhe Presidentit.

“Droga këtë vit ka një përhapje të jashtëzakonshme. SHISH raportin që i dërgon kryeministrit ia fsheh presidentit. Duke qenë se iu dogji herën e parë, që ia çoi presidentit se 130 oficerë të lartë merren me trafik… Shërbimi këtë herë e bërë të saktë raportin, por i ka çuar tjetër raport kryeministrit dhe tjetër raport presidentit”, tha Berisha.

Sipas tij informacionin e ka marrë nga “Oficeri dixhital” dhe ai ka për detyrë ta bëjë publik.

“Janë me qindra fshatra nga Konispoli deri në Alpe me parcela kanabis”, theksoi Berisha. /Opinion.al

Pas