Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Bolton detyroi Ramën të tërhiqte padinë ndaj Ramush Haradinajt

2020/06/30 at 8:53 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Bolton detyroi Ramën të tërhiqte padinë ndaj Ramush Haradinajt

Kryeministri Rama deklaroi sot në konferencën për mediat në Prishtinë se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Tërheqja e padisë nga Rama vjen në një moment kur situata në Kosovë është trazuar për shkak të publikimit të aktakuzës të Prokurorisë Speciale në Hagë ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Por ish-kryeministri Berisha thotë se Rama është tërhequr nga padia për shkak të ish-Këshilltarit për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë John Bolton.

Në një status në Facebook, Berisha publikon një denoncim të ardhur në adresë të tij ku thuhet se tërheqja e Ramës erdhi pasi ai ishte këshilluar se do të humbiste gjyqin ndaj Haradinajt të cilin e kishte akuzuar për shpifje.

Më tej shkruhet se kryeministri Rama ka biseduar me Bolton rreth idesë së shkëmbimit të territoreve. Fakti që kjo ide ka qenë e ish-këshilltarit të Trump është pohuar disa ditë më parë nga Richard Grenell në media amerikane.

Kryeministri Rama ngriti padi për shpifje ndaj Ramush Haradinajt pasi ky i fundit deklaroi se Rama kishte qenë pjesë e tryezave ku ishte diskutuar ndarja e territoreve të Kosovës. Padia u bë shkak që ata të dy të mos takoheshin në vizitën dy ditore që kryeministri Rama zhvilloi në Kosovë.

Postimi i Sali Berishës:

Bolton detyron Ramen te terheqi padine ndaj Ramush Haradinaj.

Terheqja eshte identike si ajo ndaj gazetes gjermane Bild.

Miq, ne nje rast te pashembullt ne historine planetare te marredhenieve midis dy vendeve, Edvin Kristaq Zografi bis do padiste ne gjykate kryeministrin e Kosoves per akuza gjoja te paqena te shkembimit te territorit.

Rama ndermori kete akt pasi deshtoi perpjekja e Vuçiçit dhe argateve te tij per ta akuzuar me dokumenta ta fabrikuara Kryeministrin e Kosoves me gjykaten e Hages dhe hequr qafe ate si faktor kryesor qe po pengonte zbatimin e projektit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves me projektin e “shkembimit te territoreve”.te mbeshtetur nga Zografi bis per çka dhe ishkryeministri Harajdinaj e akuzoj publiksht.

Por deklarata e Rames pas bisedes me Bolton dhe deklarata e ambasadorit Grenell per projektin ne fjale si projekt qe mbeshtetej nga Bolton, e derrmoi Ramen dhe thuhet se avoketerit i thane si ne rastin e padise ndaj Bild se je i pashprese. Ndaj dhe Rama i derrmuar vendosi te terheq padine.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z Berisha, terheqja e Rames nga padia per Ramushin eshte thjeshte perpjekje per te shpetuar nga humbja e sigurt e gjygjit.

Deklarata e Grenell se ideja e shkembimit te teritoreve eshte e Bolton e ka nxjerre zbuluar Edi Ramen i cili vazhdimisht ka deklaruar madje dhe publikisht se ka pasur diskutime me Bolton per Kosoven

Kjo eshte deklarata e Grenell qe do ishte prove e pakundershtueshme ne gjykate per Haradinajn

“Për momentin jam në një situatë ndryshe, për shkak te situatës së krijuar nga John Bolton që ka qenë tjetër nga presidenti Trump në raport me Kosovën dhe Serbinë. Mua më është dashur te luftoj gjatë gjithë kohës me thashethemet për shkëmbim të territoreve, që nuk është në asnjë mënyrë politikë e Trump, por te dyja palët thonë se kjo u është thënë nga Bolton”– është shprehur Grenell.

Kjo eshte deklarata e Rames qe sqaron se ka qene mbeshtetes i idese per shkembim teritoresh

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruante Rama në Twitter. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale
Kryesore

Anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

29 Tetor, 2025 1:33 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

“Jeni në hetim për krime kibernetike”, Policia reagon për email-et e rreme

29 Tetor, 2025 12:43 pm
Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet
Aktualitet

Lëvizje të shumta në radhët e Policisë së Shtetit, të gjitha transferimet

29 Tetor, 2025 11:35 am
Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Para
Itali/Nëna shqiptare e 3 fëmijëve humb jetën në një aksident tragjik(Emri)

Itali/Nëna shqiptare e 3 fëmijëve humb jetën në një aksident tragjik(Emri)

Fauci: Nëse nuk zbatohen masat do të kemi 100 mijë raste të reja në ditë

Fauci: Nëse nuk zbatohen masat do të kemi 100 mijë raste të reja në ditë

Paradokset e gjykatës speciale

Paradokset e gjykatës speciale
















TE FUNDIT

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
29 Tetor, 2025

Filantropi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe...

Lexo më shumë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
29 Tetor, 2025

Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë...

Lexo më shumë

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
29 Tetor, 2025

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite...

Lexo më shumë

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
29 Tetor, 2025

Një shtetase nga Indonezia është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka braktisur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com