Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD, teksa e ka cilësuar mjeran.
Berisha tha nga Librazhdi se Basha ka frikë nga demokratët dhe qëndron i mbyllur në seli.
“Shqiptarët janë më të pashpresë, sepse opozita nuk ndezi në 8 vite dritën e shpresës në zemrat e tyre. Kryetari i saj u dëshmua një peng i turpshëm në krye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij. Ma hap i kishte thënë një ditë këtë derë se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore. Ik mor mjeran jep dorëheqjen se ne jemi parti e dinjitetit njerëzor. Ne jemi parti e idealeve më të larta njerëzore. S’ke punë me ne ti, ik dhe ik sa më shpejt”, tha Berisha./ Opinion.al