Politikë

Berisha: Basha dhe Alibeaj tentuan të manipulojnë grupin parlamentar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 18/04/22 |
Opi Nion

Pavarësisht se proceset zgjedhore vijojnë në degët në të gjithë vendin, PD ende nuk e ka gjetur formulën për bashkimin gjithëpërfshirës.

Gjatë një interviste në “Syri Tv”, ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajt.

Berisha theksoi se Basha dhe Alibeaj janë përfshirë në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar ndërsa shtoi se ata të dy që tani nëpërmjet Ramës, duan të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe 6 marsin.

“Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm manipulimi të grupit parlamentar. Duke u angazhuar në këtë proces ata i lejuan vetes të mbajnë, të vazhdojnë qëndrimin e mosnjohjes së Kuvendit të 11 dhjetorit. Këtu fillon çdo gjë. Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka edhe tani që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë 11 dhjetorin dhe votimin e 6 marsit. Ata bëjnë gjithçka për të krijuar partinë e tyre.”-tha Berisha./ Opinion.al

Pas