Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që vazhdon me dyer të mbyllura, Berisha është shprehur se kushdo është I mirëpritur të afrohet dhe të bashkohet me partinë përveç Bashës dhe Alibeajt që nuk kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës.
Kryedemokrati është shprehur se avokati i tyre tha në gjykatë se nuk kanë qenë palë por të dy e përdorën në shkallë ekstreme.
Ai u shpreh se aleancat lokale janë të autorizuara dhe kandidatëve i ka dhënë një porosi.
“Ju jeni kandidatët e qytetarëve, respektoni, dëgjoni qytetarin. I pari është qytetari”, ka thënë Berisha./Opinion.al