Politikë

Berisha: Ambasadorja e SHBA bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 20/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Gjatë një interviste në “Ora News”, Berisha shprehet se diplomatja amerikane bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.

Berisha theksoi se ka dy dëshmitar që Rama u ka thënë se ish-kryeministri ka bërë konspiracion kundër SHBA-ve.

Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time non grata u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve. Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Ka dy dëshmitar që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve. Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion,-tha Berisha./Opinion.al

Pas