-U tha në Opinion

“5 maji”/ Nënë Liza: Fle jashtë, policia më tërhoqi zvarrë pasi mbrojta shtëpinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:19 - 20/01/22 |
Opi Nion

Liza Marku apo siç e thërrisnin banorët e lagjes “5 Maji” nënë Liza ka folur për shembjen e banesës në kuadër të projektit të rindërtimit dhe përballjen me forcat e policisë.

Në emisionin “Opinion” tha se fle jashtë pasi tashmë banesa e saj është shembur, ndërsa akuzoi policinë për dhunë.

78-vjeçarja tha se ajo është tërhequr zvarrë nga policia, ndërsa tha se kërkon dëmshpërblim metër për metër për pronën që përfshihet në projektin e rindërtimit.

“Kam fjetur jashtë. Erion Veliaj më ka nxjerr jashtë e jashtë do flej. Ku të shkoj? Nuk kam për të shkuar nëpër miq, për shtëpi me qera nuk kam  se shtëpinë e kam bërë vetë, as Erion Veliaj as Rama nuk ma ka bërë. Asnjë përgjigje nuk kemi, me atë marrëveshje me të dal unë jashtë. Mos i thonë nën Shqipëri, por mjera nëna Shqipëri. Dje keni ardhur si ata buburrecat, 1000 policë me 13 veta. Veni dorën në zemër si për fëmijët e tu se nuk jeton njeriu me 160 mijë lekë njeriu. Jam 78 vite. 1000 mijë policë më kanë marrë zvarrë dhe nuk kam marrë asgjë në shtëpi. Mos ikni ballafaqohuni me popullin. Kanë ardhur e kanë fikur dritat dhe kën ikur tamam hajdutshe.Të isha një nënë e pa fëmijë, por më dhimbsen fëmijët se pa i marr tre vet të vdekur në arkivol Erion Veliaj…. Të nxjerrin jashtë fëmijët 2 vjeç e 3 vjeç se nuk keni faj ju se jeni brenda e ne jemi jashtë. E dua metër për metër shpërblimin dhe shkruheni në kontratë”,- Liza Marku./Opinion.al

Pas