Kryesore

Berisha akuzon Ramën: I ka dhënë nja 50 tendera baxhanaku, të pangopurin Frangu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 11/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët se pse nuk e akuzon kryeministrin Edi Rama për shpifje. Ai është përgjigjur duke thënë se përgjigja e vërtetë që mund t’i japi Edi Ramës është një opozitë e vërtetë.

Siç e shihni ju, ai kontrollon çdo gjë. Kontrollon çdo gjë dhe të harxhosh kohë, se ka dhe koha çmimin e vet. Unë i përgjigjem, bëj transparencë dhe mendoj se përgjigja më e shkëlqyer është t’i japë si një opozitë e vërtetë e këtij vendi. Kjo e tmerron atë. E gjen veten të pashpresë. E garantoj se shumë shpejt do e kuptoj se është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë. Nuk mund të pajtohet opozita me këtë situatë të paimagjinueshme të gjendjes”,-u shpreh Berisha.

Ndër të tjera Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ky i fundit i ka dhënë me dhjetëra tendera baxhanakut të tij.

Edi Rama ka një baxhanak, unë kam një kunat. Të gjejë një tender që kunati im ka përfituar nga unë. Doni t’ju them nja 50 tendera të të pangopurit Amrando Frangu, të baxhanakut. Famozi Frangu dhe Beqja s’lënë tender pa rënë në tokë që për definicion duhet të përjashtohen nga tenderat. Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie, jo fëmijët e mi të kenë marrë pjesë sepse do të ishte superskandal, por nën kontraktorët e atij tjetrit. Kurse këtu, ju e dini si qarkullon emri i Ramës është kudo aferë pas afere”,-tha Berisha./Opinon.al

Pas