Policia ka gjobitur një 21-vjeçar pasi kishte publikuar një video në Tik Tok ku shfaqej duke bërë drift në në bulevardin “Aqif Pasha” në Elbasan.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka gjobitur të riun me 400 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë i kanë sekuestruar makinën në cilësinë e provës materiale.
“Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar në Komisariat, bashkë me automjetin e tij.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, njofton policia./Opinion.al