Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, deklaroi pak më parë në Opinion, se në Shqipëri urgjenca kardiake nuk funksionon gjate fundjavave. Ai pohoi se synohet që javën e ardhshme të vihet në funksion edhe ky shërbim, teksa shton se deri në pranverë synohet të përmirësohet i gjithë shërbimi i urgjencës.