Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bejko:Pse familja Berisha e pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën?

2023/03/28 at 8:54 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bejko:Pse familja Berisha e pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën?

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar në lidhje me akuzat e grupimit të Sali Berishës për veprimtaritë e tij publike si opinionist në televizionet në vend, deri në ditën që iu besua kandidimi për Tiranën.

Sipas Bejkos, qëndrimet e tij në çdo intervistë, analizë apo debat kanë qenë qartësisht kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj.

Bejko nënvizon se është kandidat në bashkinë e qytetit ku jeton, pasi sipas tij nuk është shpallur “non grata” si i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.

“Reagim publik! Shikoj se familja Berisha dhe pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën. Kjo më jep kënaqësinë për vendimin e drejt që kam marrë për të kandiduar në emër të Partisë Demokratike që Berisha po kërkon ta zhdukë në skutat e Ilir Metës. Akuza më e rëndë që kanë gjetur për mua deri tani është se kam një veprimtari publike  si opinionist tek një televizion i pavarur në vend, deri ditën që mu besua kandidimi për Tiranën. Akuza është se gazetari që më ka ftuar quhet Sokol Balla. Përfytyro kolegët e mi të nderuar të majtë a të djathtë në bindje e qëndrime, që dalin tek televizioni i familjes Berisha, se çfarë mund të akuzohen, duke u  përdorur i njëjti  kriter, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni.

Post Scriptum: Në të gjitha daljet e mia publike prej gati dy vjetësh, në çdo televizion: Top Neës, ABC Neës, A1 Raport, Fax neës, Euro neës, MCN, A2CNN, etj, në çdo intervistë, analizë a debat, qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë qartësisht të qarta kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj, pasi në bindjen time, Shqipëria do të ndryshojë rrënjësisht ditën që historia do ti flakë në koshin e vet këta oligarkë të politikës dhe ekonomisë shqiptare që ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë paratë e tenderave publikë, inceneratorëve, lejeve të ndërtimit, pronave publike, etj, sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t’i ndjekësh,  përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo në Tiranë e bregdet. Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur “non grata” i akuzuar për korrupsion të qënësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë. Unë jetoj me punën time.  Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare maramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!”,-shkruan Bejko./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
“Ty të rruajnë leshtë”, burri i noteres merr 550 Euro për leje kalimi false

“Ty të rruajnë leshtë”, burri i noteres merr 550 Euro për leje kalimi false

Spaho në Kuvend: S’më ka zgjedhur Alibeaj deputet, nuk më heq dot shërbëtori i Ramës

Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Spaho: E panë se po përdoreshin “si mish për top”

Rusia përdor teknologjinë për identifikimin e fytyrës për të shtypur kundërshtarët

Rusia përdor teknologjinë për identifikimin e fytyrës për të shtypur kundërshtarët

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com