Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Begaj në Poloni: Jetike për sigurinë tonë që të mbështesim Ukrainën

2024/07/02 at 5:31 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj në Poloni: Jetike për sigurinë tonë që të mbështesim Ukrainën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Varshavë me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda. Ceremonia e pritjes në Pallatin Presidencial u pasua nga takimi kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve dhe më pas me takimin bilateral të delegacioneve përkatëse. Presidenti Begaj e konsideroi domethënës faktin që vizita e tij përkon me vitin kur Polonia kremton 25-vjetorin e anëtarësimit në NATO, 20-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe 35-vjetorin e shembjes së komunizmit.


Biseda mes Presidenti Begaj dhe homologut polak Duda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin përballë zhvillimeve rajonale dhe sfidave globale. Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Polonisë, Presidenti  Begaj bëri të ditur se kryefjalë e këtij bashkëbisedimi ishte dakordësimi dhe konsolidimi i vullnetit të përbashkët për një bashkëpunim më të ngushtë në një seri temash të rrafshit dypalësh, por edhe për zhvillimet rajonale apo kërcënimet globale.

Në bisedime u ra dakord, gjithashtu, që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekzistues të nxitet e zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët,  në veçanti në ato ekonomike.

Arritjet e deritanishme, sipas Presidentit Begaj, duhen vijuar me të tjera bashkëpunime. “Shqipëria, – u shpreh Kreu i Shtetit, – mbetet plotësisht e interesuar të presë më tepër investime direkte në infrastrukturë, transport, bujqësi, turizëm, etj., për faktin se ka një ekonomi dinamike, monedhë të qëndrueshme, inflacion nën kontroll, si dhe një sektor bankar të shëndetshëm.

Kreu i Shtetit i shprehu homologut të tij polak mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj procesit integrues të Shqipërisë në BE. Marrja e Presidencës së Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025 nga ana e Polonisë u vlerësua nga Presidenti Begaj si një mundësi për nxitur përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për të lehtësuar më shumë përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Polonisë për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidenti Begaj inkurajoi vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike Varshavë – Prishtinë. Presidenti i Shqipërisë e vlerësoi të një rëndësisë strategjike edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n.

Për sa u përket çështjeve të sigurisë në rajon, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e Polonisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë apo Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithashtu,  përballë luftës në Ukrainë, Kreu i Shtetit vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të ruajë vizionin për të ardhmen Euroatlantike dhe për këtë nevojiten politikat e zgjerimit të BE-së.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se “Shqipëria vazhdimisht dhe pa ekuivok ka shprehur solidaritetin e plotë ndaj Ukrainës dhe ka theksuar mbështetjen e palëkundur e të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Në këtë drejtim, u vlerësua roli dhe angazhimi i Polonisë dhe Presidenti i Republikës i shprehu homologut Duda mbështetjen e plotë.

“Është jetike për sigurinë tonë të përbashkët që të shtojmë dhe të ruajmë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Mbështetja e Ukrainës nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë e përbashkët, në të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës qëndron brenda familjes Euroatlantike dhe mbështesim synimin e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s sa më shpejt që ta lejojnë kushtet”, – deklaroi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Polonisë, Sh. T. Z. Andrzej Duda, të mbajtur ne Varshavë.



Ju sugjerojmë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
Aktualitet

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

7 Korrik, 2026 10:48 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
Bota

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

7 Korrik, 2026 8:57 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

7 Korrik, 2026 8:33 am
Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun
Bota

Kush janë njerëzit e Trump që lobuan te FIFA për anulimin e pezullimit të Balogun

7 Korrik, 2026 8:29 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
Para
Euro 2024/ Sfida Gjermani – Spanjë, çmimet e biletave “kapin qiellin”

Euro 2024/ Sfida Gjermani – Spanjë, çmimet e biletave “kapin qiellin”

Piu fostoksinë para dyerve të SPAK, reagon policia për ngjarjen

Piu fostoksinë para dyerve të SPAK, reagon policia për ngjarjen

VIDEO/ Pa nënën e tij duke qarë në tribunë, zbulohet arsyeja pse shpërtheu në lot Ronaldo

VIDEO/ Pa nënën e tij duke qarë në tribunë, zbulohet arsyeja pse shpërtheu në lot Ronaldo
















TE FUNDIT

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme

Ukraina lëshon dronët mbi Moskë, Trump: E frikshme
7 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije në një konferencë për mediat se një zgjidhje për luftën më...

Lexo më shumë

Netanyahu i kërkon Trumpit që të mos furnizojë Turqinë me avionë luftarakë

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
7 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është ankuar Donald Trumpit për retorikën gjithnjë e më armiqësore ndaj Izraelit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}