Bota

BE me “sytë” nga Katari për furnizimin me gaz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 20/03/22 |
Opi Nion

Bashkimi Europian po synon të shkëputet plotësisht nga varësia energjitike prej Rusisë dhe është në kërkim të burimeve të tjera për furnizim me gaz dhe naftë. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se unioni i ka hedhur sytë nga Katari, mbretëria e vogël e Gjirit Persik me rezerva të jashtëzakonshme gazi, vendi i tretë në botë për rezervat e gazit natyror, pas Rusisë dhe Iranit.

Ministri gjerman i energjisë Robert Habek nisi këtë të dielë turin e tij në Katar dhe Emiratet e Bashkaura, me qëllimin, të sigurojë një marrëveshje të re për furnizimin me gaz për ekonominë më të madhe të Bashkimit Europian. Edhe liderë të tjerë dhe zyrtarë të unionit kanë parashikuar takime me emirin al-Thani.

Zyrtarët europianë duan të kanë në plan të ndalojnë të gjitha importet e naftës dhe gazit nga Rusia, duke ndjekur shembullin e aleatëve amerikanë e britanikë, që nisën ta ndërmarrin këtë hap në fillim të këtij muaji. Aktualisht, deri 40% të nevojave për gaz të vendeve të Bashkimit Europian i përmbush Rusia, furnitori kryesor i unionit.

Një pjesë të mirë të këtij boshllëku mund t’a mbushë Katari, i konsideruar si vendi me marrëdhëniet më të mira me perëndimin në Gjirin Persik, shpesh i penalizuar për këtë nga fqinjët sauditë dhe emiratet. Së fundi, Katari shfaqi gatishmëri për të shtuar prodhimin e gazit pas sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për çështjen e Ukrainës, në një kohë që Riadi dhe Abu Dabi nuk iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Xho Bajdenit për të shtuar prodhimin./ Tv Klan

Pas