Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë deklaratën për të zhdukurit

2023/08/31 at 1:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Kosova dhe Serbia të zbatojnë deklaratën për të zhdukurit

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kreu i Zyrës së BE, Tomáš Szunyog dhe drejtuesi  i misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano kanë bërë thirrje për ndriçimin e fatit të 1616 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.


Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit evropianë, thonë se “Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë për të siguruar zbatimin e plotë të zotimeve përkatëse në fushën e personave të zhdukur”.

“Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur u dakordua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në maj të vitit 2023. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë për të siguruar zbatimin e plotë të zotimeve përkatëse në fushën e personave të zhdukur dhe për të rritur bashkëpunimin në identifikimin e vendeve të varrimit dhe kryerjen e gërmimeve”, thuhet në deklaratë.

Deklarata mëton të mbështesë punën dhe përpjekjet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për të lehtësuar bashkëpunimin e palëve për personat e zhdukur, e kjo parashikon krijimin e një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK-ja.

Drejtuesi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, pjesë e deklaratës, thotë se ekspertët e misionit vazhdojnë të punojnë me palët homologe kosovarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Që nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më sot, EULEX-i ka kryer 746 operacione terreni për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 200 zhvarrime. Eshtrat e 492 individëve janë identifikuar, duke ku përfshihen 339 persona të zhdukur. Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar këtë punë dhe për t’u dhënë përgjigje familjarëve të personave të zhdukur”, thotë Barbano.

Kurse drejtuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë presion ndaj Serbisë për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. 1616 persona janë të zhdukur, shumica nga ta shqiptar të Kosovës. Dy muaj më parë në maj, Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut nënshkruan një deklaratë të përbashkët, me zotim për zbatimin e plotë të detyrimeve për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Serbia duke mos zbatuar zotimet e saj nga kjo deklaratë dhe nga Marrëveshja e Ohrit, po ripërsërit krimet e saj.

“Të mendojnë pak për faktin që edhe 25 vjet pas luftës në krye të Serbisë janë po ata që e shkaktuan zhdukjen me dhunë të më të dashurve tanë. Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet presion, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërsa, fytyra e Vuçiçit, një njeriu që ende fle në varreza masive do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha Osmani.

Jo politizim të fatit të viktimave të zhdukura me forcë

Fati i “viktimave të zhdukjeve me forcë duhet të zgjidhet në frymën e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe jo të politizohet”, tha në një deklaratë, drejtuesja e Misionit të OKB-së në Kosovë, Caroline Ziadeh. Ajo u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar në mirëbesim deklaratën për personat e zhdukur.

Deklarata për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur u nënshkrua më 2 maj nga kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kjo ishte pjesë e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Gjatë muajit shtator i dërguari i BE-së për dialog Miroslav Lajçak paralajmëroi nisma të reja për të ulur në një tavolinë kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për uljen e tensioneve në veri dhe rihapjen e diskutimeve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit./DW

Etiketa: bekosoveserbitë zhdukurit


Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
65-vjeçari dorëzon arsenal armësh në Polici. I mbante të fshehura në banesë që nga 1997

65-vjeçari dorëzon arsenal armësh në Polici. I mbante të fshehura në banesë që nga 1997

Krokodili gjigand thyen rekordin në Mississippi

Krokodili gjigand thyen rekordin në Mississippi

Osmani takon kongresmenin Turner: Mbështetja e ShBA-së është esenciale

Osmani takon kongresmenin Turner: Mbështetja e ShBA-së është esenciale
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}