Aktualitet

“BE e paaftë të çlirojë dy vende”,Rama: Lexoni reagimin tim, jo propagandën serbe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 23/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e tha edhe sot në Samitin e BE se ishte i sigurt dhe i bindur se nuk do të hapeshin negociatat as këtë vit. Ai e quajti BE të paaftë për të çliruar dy vende të NATO-s nga Bullgaria.

Ndër të tjera ai iu kujtoi të gjithëve reagimin e tij në rrjetin social “Twitter” ku shkruante se nuk priste zhvillime pozitive nga ky samit.

Rama u shprehur se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Twitter, dhe i fton ata të lexojnë reagimin e tij dhe mos të lexojnë “propagandën serbe”.

Më duhet të korrigjoj presidentin tuaj, se tha se isha i frustruar, i thash që jo, vetëm më vjen keq për BE dhe në këtë drejtim jam i indinjuar. Nuk është sekret që kam më përemër BE sesa Aleksandrin, pra të shohësh këtë BE që është e paaftë që nuk çliron dot dy vende nga Bullgaria, në këtë kuptim ishte një ditë historike në sesnin negativ. Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne dhe të gjithë thanë se ndiheshin keq për BE jo për ne. Nga ana tjetër ne do vazhdojmë, mendoj se në Ohër ju thash që disa vjet më parë data e takimeve të KE ishin më të rëndësishme dhe se dita ime e lindjes, sepse ishte gjithmonë fund qershor, ndërsa ditëlindja ime në ditën e pavarësisë, kështu që e gjeta pavarësinë time duke mos u shqetësuar më se kur është takimi, por ata kanë një problem më të madh se ne, sepse ata duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe, kështu që mendoj se do arrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër, por shekullin tjetër është e sigurt. Në fakt e kam të shkruar. Lexoni “Twitter”-in tim, mos e lexoni tek propaganda serbe por lexojeni tek faqja angleze. Kjo është ajo që u them kur takohemi bashkë. Është një gjuhë që pretendon se e njeh”,-tha Rama gjatë konferencës.

Pas