Rusia vendosi këtë të martë sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Sipas BBC, Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se atyre u është ndaluar hyrja në vend në përgjigje të sanksioneve të SHBA.
Masa “është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhet në një deklaratë.
Në njoftimin e fundit për sanksionet, SHBA-ja ka vënë në shënjestër katër persona dhe një entitet.
Thesari i SHBA-së tha gjithashtu se po shtonte sanksionet e saj kundër presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko dhe se kishte në shënjestër edhe gruan e tij.