Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Forumin e Paqes në Paris. Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka marrë i pari fjalën pas hapjes së Forumit, nuk ka hezituar të bëjë një batutë për presidentin francez pasi tha se kanë rreth 1 orë kohë për të biseduar.
Rama i tha presidentit francez Emmanuel Macron se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë.
“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, tha Rama.