Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkë prej 21 vjetësh, por nuk e quajnë njëri-tjetrin burrë e grua

2018/06/18 at 8:19 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkë prej 21 vjetësh, por nuk e quajnë njëri-tjetrin burrë e grua

Ato janë një çift jo formalist, të cilët pavarësisht se janë bashkë prej 21 vitesh, preferojnë të mos e quajnë njëri-tjetrin burrë dhe grua.


Bëhet fjalë për Neritan Liçajn dhe bashkëshorten e tij, Holta. Ata ishin sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku treguan se nuk i pëlqejnë traditat, pavarësisht se i respektojnë ato. Ndonëse janë ligjërisht të martuar, ato nuk kanë bërë kurrë dasmë dhe nuk mbajnë unaza.

Gjatë emisionit ata treguan se janë njohur në Janar të 1997, në Akademinë e Arteve dhe se për aktorin Holta ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ne kemi qenë gjithmonë një çift anti-konformist, pa patur asgjë me ata që ruajnë ritualet e mrekullueshme të pirjes së kafeve, shkëmbimit të unazave apo të të bërit të dasmës. Ne të dy nuk kemi qenë tipa të tillë, ne vazhdojmë ta konsiderojmë njëri-tjetrin më tepër si dashnorë dhe jo si burrë e grua. Në vazhdojmë të jemi si ditët e para. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dasmën, s’jemi tipa të tillë, nuk mbajmë unaza. Ne jemi njohur më 1997, unë isha asistent pedagog dhe Holta ishte studente. Ka qenë Janar kur jemi njohur dhe ishte sezon provimesh. Holta kishte shumë miqësi me studentët e mi. Më bëri përshtypje, ishte njeri plot dritë, e gjallë dhe pyeta një mikun tim për të. I thash: “Shumë tip qenka”. Dhe ai më tha se do të ma prezantonte. Dhe ashtu ndodhi. Ishte një goditje dashurie me shikim të parë. I gjeta numrin e telefonit, filluan telefonatat dhe të dalurat për kafe siç ndodh zakonisht. Më pas filluam të frekuentoheshim”, tha aktori.

Ndërkohë Holta zbuloi më tepër detaje nga fillimi i njohjes së tyre teksa shtoi se ka qenë ajo që ka tentuar ta puthë për herë të parë.

“Ne të dy nuk kemi qenë tipa të zakoneve, kemi bashkëjetuar që në vite të hershme, që kur ka qenë e pazakontë bashkëjetesa. Erdhi natyrshëm qëndrimi jonë bashkë, bashkëjetesa dhe celebrimi i cili ka qenë më tepër si gjë që duhej bërë. Ne nuk e kemi ndjekur traditën, edhe pse është gjë shumë e bukur. Kam qenë unë ajo që kam vajtur dhe e kam takuar Neritanin sepse kërkoja regjisorin e shfaqjes. Neritani ishte ndryshe nga djemtë e tjerë, të linte hapësirë. Madje kam qenë unë e para që kam tentuar ta puth, Neri nuk të ngacmonte me fjalë dhe as me veprime”, shtoi Holta./tvklan.al

 

Etiketa: 21 vjeteshburre dhe gruacift anti-konformistnuk e quajne njeri-tjetrin


Ju sugjerojmë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…
InstaBIZ

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…

18 Maj, 2026 7:42 pm
Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori
InstaBIZ

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

16 Maj, 2026 3:16 pm
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët
InstaBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

10 Maj, 2026 7:28 pm
Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
InstaBIZ

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

2 Maj, 2026 9:04 am
Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan
InstaBIZ

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan

7 Prill, 2026 8:16 pm
Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person
InstaBIZ

Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person

5 Prill, 2026 5:28 pm
Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears
InstaBIZ

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

6 Mars, 2026 8:49 am
Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland
InstaBIZ

Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland

3 Mars, 2026 8:40 am
Para
Angli-Tunizi, shfaqen hijet e huliganizmit

Angli-Tunizi, shfaqen hijet e huliganizmit

Gruaja e masakruar nga burri me sqepar, rrëfen tmerrin që përjetoi

Gruaja e masakruar nga burri me sqepar, rrëfen tmerrin që përjetoi

Investigimi/ 3000 lekë për një natë seksi në lokalet e Durrësit

Investigimi/ 3000 lekë për një natë seksi në lokalet e Durrësit
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}