Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Raporti i OSBE rrëzoi farsën e 30 qershorit

2019/09/05 at 12:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Anti-informaliteti, Basha: Paratë do i përfitojnë Rama e mafia kroate

Siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR është lexuar në mënyra të ndryshme nga palët politike, sa i përket 30 qershorit.


Për kryeministrin Edi Rama, OSBE/ODIHR certifikoi zgjedhjet  (lexo lajmin KËTU), ndërsa për kreun e PD-së ky raport ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt.

“Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili  nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës  elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës  së popullit për të zgjedhur. Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor  ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që  realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj  një sërë personash dhe institucionesh”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Sipas kreut të PD-së, ky raport edhe njëherë konfirmon se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

“Siç konfirmon raporti, nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vetë rregulloret e KQZ-së që të ketë mbetur pa u shkelur. Nuk ka institucion zgjedhor që nga KQZ tek numëruesit dhe vëzhguesit që nuk ka shkelur ligjin. Së pari, raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe u mbajtën në shkelje të dekreteve të Presidentit. Së dyti raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje dhe nuk patën asnjë lidhje me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Ato ishin një farsë zgjedhore dhe tallje demonstrative me pluralizmin politik dhe dhe demokracinë përfaqësuese”, theksoi më tej Basha.

OSBE/ODIHR deklaroi në raportin përfundimtar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, thekson raporti.

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – thuhet në raport.

Misioni i ODIHR-it për Vëzhgimit të Zgjedhjeve vlerësoi me këtë raport përfundimtar përputhjen e zgjedhjeve shqiptare me angazhimet e OSBE-së, detyrime dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe me legjislacionin kombëtar.

Në gjysmat e bashkive kandidatët garuan pa kundërshtarë, ndërsa vëzhguesit morën pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët.

“Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv mbajtjen e zgjedhjeve” – thuhet në raportin e ODIHR-it. Vëzhguesit thanë se shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të paadresuara, duke përfshirë edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatës dhe efiçencën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
Kronikë

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

6 Qershor, 2026 9:57 am
Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
Bota

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

6 Qershor, 2026 9:46 am
Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
Bota

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

6 Qershor, 2026 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

6 Qershor, 2026 9:08 am
Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona
Kronikë

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron 6 persona

6 Qershor, 2026 9:06 am
Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private
Kryesore

Tabaku:Kulla te Pallati i Kongreseve,simbol i trajtimit të pronës publike si private

6 Qershor, 2026 9:01 am
“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit
Aktualitet

“Turisti per Caso”: Shqipëria, një udhëtim që zbulon transformimin e vendit

6 Qershor, 2026 8:54 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi i ditës, 6 Qershor 2026

6 Qershor, 2026 8:44 am
Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Para
Irani do të përshpejtojë pasurimin e uraniumit

Irani do të përshpejtojë pasurimin e uraniumit

“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ja largimet dhe emërimet e reja

Mashtrimi me TVSH-në, si funksiononte skema... Policia jep detaje

Vrau babain me sëpatë në Memaliaj, lihet në burg 35-vjeçari

Vrau babain me sëpatë në Memaliaj, lihet në burg 35-vjeçari
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
6 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Kryeministri britanik paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
6 Qershor, 2026

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të ndërmarrë një sulm ndaj NATO-s që...

Lexo më shumë

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn

Irani sulmon bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn
6 Qershor, 2026

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pasi Teherani lëshoi raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
6 Qershor, 2026

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë të Lezhës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}