Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta në seancën e sotme plenare për tenderat e dhënë nga qeveria. Ai iu drejtuar Ramës duke i thënë se i jep me tarifën mbi 1 milion euro.
“Sa i përket tenderave, se shifrat nuk i di. Tenderat me procedura korrekte janë ato me BE. I urren sepse nuk e përcakton dot tarifën mbi 1 mln euro në zyrën tënde. Siç e dinë të gjithë, edhe tarifën ta dinë. Nuk e di e ke vendosur vetë, apo me Ëngjëllin. Mbi 1 mln euro i merr vetë, e di gjithë Tirana. Prandaj s’të pëlqejnë tenderat e huaj. Merri pak letrat kudo ku i ke futur. Ndoshta i ke akoma tek zyra e ish-zv.kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur. Ke përcaktuar edhe ryshfetin”, tha Basha.