Aktualitet

‘Bëni trekëndshin e Bermudës’,Basha-Ramës:Të ka marrë malli për Berishën e Metën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 28/10/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës i cili i tha se nuk qëndron dot me 50 deputetë të PD jashtë selisë blu.

Basha u shpreh se kreun e qeverisë e ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën dhe mund të bashkohen bashkë e të bëjnë trekëndëshin e Bermudës.

Më tej ai tha se ndodhet nw Kuvend  për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju.

Ke hallin te PD-s, ke hall ti sa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore, bëj “Foltoren” tënde dhe bëni trekëndëshin Bermudës.

Unë jam këtu për hallet e shqiptarëve, jo të Sali Berishës, Ilir Metës dhe tuat dhe as atyre që u rrinë nga pas ju. Dil të paktën hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët dëshiron të kthehen pas? Jo, mua do të më kesh përballë, Jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011” tha ai./Opinion.al

Pas