Politikë

Basha: Rama ka dërguar njerëz te një ish-komandant i UÇK, i ofroi tendera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 26/11/20 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur në lidhje me akuzat e mazhorancës për rolin e tij në hetimet në luftën e Kosovës.

Basha u shpreh në “Syri Tv” se kryeministri Edi Rama ka dërguar njerëz në Kosovë tek një ish-Komandat i UÇK-së, duke i ofruar para dhe tendera që të “tërheqë fjalët e mira” që ka thënë për kryedemokratin.

 “Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UÇK-së dhe I ka  thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën  që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”-tha Basha./ Opinion.al

Pas