Kronikë

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën pasagjerja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:34 - 26/11/20 |
Opi Nion

Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Milot-Rrëshen, mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Skuraj”, kur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.SH.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të rënda duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas