Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Rama e di që do humbasë, prandaj kërkon bashkëqeverisje

2021/04/18 at 6:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Rama e di që do humbasë, prandaj kërkon bashkëqeverisje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në Blinisht në turin që po zhvillon 7 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku është pritur nga dhjetra simpatizantë.


Në ndalesën e shkurtër që pati me qytetarët e Zadrimës në Blinishtit, Basha tha se zadrimorët nuk i kanë parë hajrin këtyre 8 viteve të qeverisë së Ramës, teksa theksoi se fermerët nuk janë subvencionuar, por kanë paguar çmimin e naftës, çmimin e energjisë, marrëveshjet abuzive me OSHE.

“Zadrimorët nuk i kanë parë asnjë ditë të vetme hajrin këtyre 8 viteve të mbushura me lëngatë, me dështim për shkak të një njeriu që vuri interesat e tij dhe te kastës së tij mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Fermerët e Zadrimës mbetën si të gjithë fermerët shqiptarë pa subvencione. Hidhini sytë në shtetin më të ri të Europës, tek vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, fermerët e subvencionuar. Hidhini sytë në Maqedoninë e Veriut e në veçanti tek fermerët, vëllezërit dhe motrat tona shqiptarë atje të gjithë të subvencionuar, vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime.

Ka një autor dhe një përgjegjës që 8 vite me radhë Zadrima e bekuar ndenji në vendnumëro. Dhe ky tani vjen vërdallë prapë pas 8 vitesh dështimesh dhe kërkon dhe 4 vite të tjera. 4 vite të tjera të cilat do të ishin shkatërrimtare për familjet tona, shkatërrimtare për Shqipërinë tonë, ndaj jeni sot këtu për ti dhënë përgjigjen e prerë”, tha Basha.

Më tej, Basha ritheksoi se koha e Ramës ka mbaruar prandaj ai lutet për bashkëpunim me PD.

“Edi Rama koha e dështimeve të tua ka mbaruar, koha e dështimit tënd ka mbaruar, koha jote mbaron më 25 prill. Më kot lutet që të jetë pjesë e bashkëqeverisjes me koalicionin tonë për ndryshim. Ju e dini pse e bën apo jo? A e dini apo jo? Sepse e ka kuptuar që në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai, atë që ndjeni ju, atë që ndjej unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Ndaj, ju ftoj ta bëjmë këtë ndryshim të pandalshëm, realitet sepse shpresat, besimi, urimet, lutjet ndaj Zotit, sigurisht, janë të gjitha të vlerësuara. Por, ju e dini fare mirë, ju e dini fare mirë se nënat që duan fëmijët e tyre, të rriten këtu dhe të marrin këtu arsimin, e të marrin këtu punësimin që meritojnë, e të themelojnë familjet e tyre këtu, afër jush. Ju e dini fare mirë që, rinia e mrekullueshme e Zadrimës, e Lezhës, e Shkodrës, e mbarë Shqipërisë, të ketë mundësi Europiane në Shqipëri”, deklaroi Lulzim Basha. /Opinion.al

 

Etiketa: Basharamazgjedhje


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Janullatos: Zgjidhni njerëz të pastër në 25 prill, që na çojnë përpara

Janullatos: Zgjidhni njerëz të pastër në 25 prill, që na çojnë përpara

EMRAT/Aksidenti në Tiranë, humbin jetën 2 vëllezër dhe kushëriri

E përplasi makina, humb jetën 10-vjeçarja në Bulqizë

Rama në Tropojë: Luli si dhëndri te “Zonja nga qyteti”, s’e di si quheni

Rama në Tropojë: Luli si dhëndri te "Zonja nga qyteti", s’e di si quheni
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com