Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit është shprehur disa herë se kreu i PD, Lulzim Basha është i përfshirë në Portin e Durrësit.
Në një reagim në rrjetet sociale, PD shkruan se kjo është një tjetër shpifje e Berishës.
Ndër të tjera, PD shkruan se javën tjetër Berisha mund të thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97-ën.
Në deklaratë shtohet më tej se gjithë këto gënjeshtra e shpifje bëhen sepse Berisha është i shpallur non grata për korrupsion.
“Shpifjet vazhdojnë.
Ditë e re, gënjeshtër e re.
Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!
Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.
Mos harroni!
Zgjidh Ramën dhe mban Berishën!
Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!”,-shkruan PD në reagimin e bërë./Opinion.al