Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Nuk do ketë ndarje pushteti me Ramën. Në opozitë derisa të na votojnë shqiptarët

2017/09/08 at 6:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Nuk do ketë ndarje pushteti me Ramën. Në opozitë derisa të na votojnë shqiptarët

Ka nisur në selinë blu, mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.


Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti një fjalim për mediat në nisjen e mbledhjes së grupit. 

Basha tha se Partia Demokratike s’do të përfshihet në asnjë rrethanë në qeverisje.

“Dua ta filloj me një mesazh të qartë: qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votën drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjëlloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. opozita ka një rol të madh në cdo shoqëri demokratike dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë një domosdoshmëri e madhe për vendin“.

Basha renditi tre sfidat kryesore të PD në keto 4 vite opozitë, ndërsa tha se do jetë  jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale.

Basha:  Qëllimi i vetëm i yni është ta përmbushim me përkushtim dhe dinjitet këtë mision në interes të njerëzve, në interes të vendit tonë. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë. Do të përcaktohet nëse Shqipëria do t’i rikthehet integrimit europian, demokracisë dhe shtetit ligjor, apo do të zhytet në krimin e organizuar në bashkëpunim me elitën e korruptuar të vendit. Ne kemi tre sfida të rëndësishme. Na takon ne PD dhe deputetëve të saj që të bëhemi pengesë që vendi mos reshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po e vdesin çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojnë vendin. Na takon ne të ndryshojmë politiken dhe t’i ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë dhe do të reformojmë dhe modernizojmë PD që do t’i paraprijë reformimit të sistemit politik që do fillojë nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike, por edhe alternativa morale.

Kryedemokrati tha se PD do të propozojë zgjidhje ligjore dhe politike në interes të publikut, ndërsa u shpreh se do të të luftojmë kundër drogës dhe krimit.

Basha: Ne do të propozojmë zgjidhjet tona politike dhe ligjore  në interes të publikut. Do të informojmë dhe sqarojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit. Do të denoncojmë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit, ne do të luftojmë kundër drogës dhe krimit. Mbi të gjitha ne do të jemi alternativa e njerëzve, pranë njerëzve dhe me njerëzit. Shqipëtarët janë më të braktisur se kurrë nga elita politike e vendit. Ne duhet jo vetëm ti kthejmë ata në qendër të politikës, por edhe të ngjallim shpresën dhe besimin e tyre te politika si një instrument ndryshimi.

Kreu i PD paralajmëroi deputetët e rinj të kësaj force politike se i pret një punë jo e lehtë.

Basha: Opozita jonë nuk do të jetë e lehtë. Sistemi ynë politik nuk i jep opozitës asnjë pushtet real, ndërkohë qeveria kontrollon të gjitha instrumentat. Madje kontrollon edhe pushtetet jo politike që janë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë, sic janë mediat dhe shoqëria civile. Deputetëve të rinj dua t’i uroj një fillim të mbarë të misionit politik në shërbim të njerëzve: Mirësevini në botën e ashpër të politikës shqiptare. Do tju fyejnë, sulmojnë, do tju vënë në dyshim, por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin dhe mos ndalni së shërbyeri njerëzve dhe së luftuari për të drejtat e tyre. Puna juaj do të shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve.

Gjatë paradites, edhe kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e ri parlamentar të PS-së.

Ndërkohë, paraditen e nesërme, mblidhet Parlamenti i ri në seancën e parë konstituive për të hapur kështu sesionin e ri parlamentar.

 

 

Etiketa: grupi parlamentarMbledhjaPD


Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

5 Dhjetor, 2025 11:52 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Shkodër

5 Dhjetor, 2025 11:31 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Para
Blerje e votës në Elbasan, PD denoncon në polici marrjen e kartave të identitetit të qytetarëve romë 

Zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PD

PD: Shkollat pa ngrohje, Rama shpenzon miliona për ngrohjen e tij në Kryeministri

Zgjidhet zëdhënësja e grupit parlamentar të PD

Foto/ “Zogu I”, mirë se vini në Bulevardin e prostitucionit shqiptar!

Foto/ “Zogu I”, mirë se vini në Bulevardin e prostitucionit shqiptar!
















TE FUNDIT

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
5 Dhjetor, 2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen "Veliaj". Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor. Nga të pandehurit, ka...

Lexo më shumë

“Zonat e mbrojtura ishin nën agresion”, Rama: Pyllëzim me dron

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
5 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot në në aktivitetin “Për ty natyrë”, një takim për prioritetet e...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Shkodër

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
5 Dhjetor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër. Aksidenti ka...

Lexo më shumë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Dhjetor, 2025

Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”. Këta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com