Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Ndryshimin do ta sjellim së bashku me të rinjtë

2020/12/21 at 6:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Ndryshimin do ta sjellim së bashku me të rinjtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me fituesit e debatit kombëtar të rinisë ku ka deklaruar se ndryshimin jo vetëm politik, por edhe në mënyrën e qeverisjes së vendit, e sheh tek rinia.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se “studentët shqiptarë i ka penalizuar ky 7-vjeçar dështimesh, ku jeta është bërë më e shtrenjtë dhe ndaj rinisë shqiptare është ushtruar dhunë sistematike”.

Kryedemokrati premtoi se në programin e Partisë Demokratike një vend të veçantë zë mbështetja ndaj rinisë. “Do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës, për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj. 10 mijë studentë do të mund të kryejnë stazhe të paguara çdo vit”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Me të rinjtë finalistë të Debatit Kombëtar të Rinisë EDYN, folëm për politikën, ekonominë dhe zhvillimet e fundit në vend. Të rinjtë janë të qartë se vendit i duhet ndryshim jo vetëm politik, por edhe në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Studentët shqiptarë i ka penalizuar shumë ky 7-vjeçar dështimesh, premtimesh të rreme të Edi Ramës. Ekonomia është rrënuar, jeta është bërë më e shtrenjtë, papunësia është rritur dhe ndaj rinisë shqiptare është ushtruar dhunë sistematike. Mijëra të rinj u larguan këto 7 vjet dhe shumë të tjerë e shohin të ardhmen larg Shqipërisë.

Mjaft me dështime, mjaft më me rrena. Është koha për ndryshim!

Këtë ndryshim do ta sjellim së bashku me të rinjtë. Ndryshimi do të nisë me largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një modeli qeverisës që mbështet arsimin, punësimin dhe u jep mundësi të rinjve.

Ne nuk do të lejojmë që të rinjtë të penalizohen nga e drejta e studimit, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Do të subvencionojmë 100% të tarifës së shkollimit për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj dhe 50% të tarifës, për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

10 mijë studentë do të mund të kryejnë stazhe të paguara çdo vit.

Ne do të krijojmë lehtësira fiskale për investitorë të huaj, që hapin vende pune për të rinjtë dhe do të stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve.

Ne së bashku do të sjellim ndryshim dhe do t’i japim mundësi dhe shpresë rinisë dhe mbarë shqiptarëve./Opinion.al

Etiketa: BashaPDqeverisjerinia

Ju sugjerojmë

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Para
Buxhet rekord për mbrojtjen, armatoset Japonia

Buxhet rekord për mbrojtjen, armatoset Japonia

Kokainë në arkat e bananeve drejt Europës, arrestohen 6 shqiptarë

I biri u kap me kokainë, flet babai: S’më ka blerë një palë këpucë

Agjenti i Sigurimit Rus: Helmi Navalnyit iu vendos tek të brendshmet

Agjenti i Sigurimit Rus: Helmi Navalnyit iu vendos tek të brendshmet

TE FUNDIT

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
6 Shkurt, 2026

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.  Joan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com