Politikë

Basha mes të rinjve: Do të punojmë pareshtur që mos të largoheni


               Publikuar në : 17:22 - 21/02/20 |
el ida

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet mes disa të rinjve.

Krahas fotos, Basha shkruan se opozita do të punojë pa reshtur për të mos lejuar largimin e të rinjve nga Shqipëria, duke shtuar se opozita do të sigurojë arsim dhe punësim dinjitoz për ta.

Kryedemokrati prej disa ditësh ka nisur turin e takimeve “Po të dëgjo”, duke u njohur nga afër me problematiket e qytetarëve.

Postimi i Bashës

Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta. Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”.

Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
#PotëDëgjoj/ Opinion.al

Pas