Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me familjen në survejim nga policia, kreu i opozitës mbledh me urgjencë grupin parlamentar

2018/06/01 at 11:45 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A

Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur drejtuesit e partisë dhe të grupit parlamentar pas lajmit për survejimin e paligjshëm nga policia të kreut të opozitës dhe familjes së tij.


Mësohet se në takim janë nënkryetarët e partisë Edmond Spaho, Edi Paloka dhe nënkryetarët e komisionit të ligjeve dhe sigurisë, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka si dhe deputetët Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Në mbledhjen e Bashës me përfaqësuesit e nivelit të lartë në parti është vendosur se nënkryetari Edi Paloka, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka dhe kryetari i Komisionit Tahiri, Enkelejd Alibeaj do të shkojnë  në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të marrë detaje rreth këtij skandali.

Personalitet mbrohen nga Garda e Republikës dhe jo nga Policia e Shtetit. Partia Demokratike, pritet të reagojë për këtë akt të paligjshëm të policisë nën urdhërat privatë të Fatmir Xhafës.

Burime për Opinion.al nga mbledhja bëjnë me dije se ky është konsideruar një akt banditësh.

Lulzim Basha dhe familjarë e të afërm të tij po mbahen në survejim nga segmentet e policisë operacionale.

Burimet konfirmuan se çdo lëvizje e kreut të PD dhe familjarëve të tij prej disa kohësh monitorohen 24 orë në segmente të caktuara të policisë operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas “Panorama” rezulton se brenda strukturave të policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

I kontaktuar vetë edhe zoti Basha, kreu i opozitës as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi këtë informacion, por pavarësisht kësaj Basha siguroi se do të vijojë aksionin e tij opozitar.

“Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha.

Afro një vit më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje pas informacioneve që Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhanë një informacion për eliminimin fizik të tij. Ndaj Bashës u përforcuan masat e sigurisë dhe ekzistencën e një rreziku real e konfirmoi edhe Kryeministri Rama.

“Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, pa diskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet”, deklaroi Rama.

Ndryshe nga rasti i një viti më parë, kur për Bashën agjencitë ligjzbatuese kishin informacione për një kërcënim real ndaj tij, këtë herë mbeten të paqarta arsyet që jo vetëm kreu i opozitës, por edhe familjarët e tij po survejohen 24 orë në 24.

 

 

Etiketa: basha me familjengrupin parlamentarmbledh me urgjencesurvejimi nga policia


Ju sugjerojmë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
Kronikë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

16 Korrik, 2026 9:18 am
Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
Aktualitet

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

16 Korrik, 2026 8:57 am
Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin
Kryesore

Gara në PD/ Flamur Noka rizgjedhjet sekretar i Përgjithshëm, Këlliçi mposht Boçin

16 Korrik, 2026 8:36 am
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Para
Foto/ Në muajin e shtatë të shtatzënisë, Adelina Tahiri pozon e zhveshur

Foto/ Në muajin e shtatë të shtatzënisë, Adelina Tahiri pozon e zhveshur

Bie qeveria në Spanjë, Mariano Rahoi shkarkohet nga detyra

Bie qeveria në Spanjë, Mariano Rahoi shkarkohet nga detyra

Shqetësohen grekët: Shqiptarët po na vjedhin lulet me mushka!

Shqetësohen grekët: Shqiptarët po na vjedhin lulet me mushka!
















TE FUNDIT

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
16 Korrik, 2026

SHBA-ja ka vendosur 25 për qind tarifa për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që arriti në përfundimin se...

Lexo më shumë

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
16 Korrik, 2026

Irani do të vazhdojë t’u përgjigjet “me vendosmëri” sulmeve amerikane dhe nuk ka plane për negociata, tha të mërkurën zëdhënësi...

Lexo më shumë

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare

Vodhën 69 mln lekë nga pensionet, arrestohen 3 zyrtaret e Postës Shqiptare
16 Korrik, 2026

Tre zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen se kanë përvetësuar...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit

Rama publikon pamje nga fushat me luledielli në Rrogozhinë: I shtojnë vlerë turizmit
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga fushat me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}