Politikë

Basha mbrohet nga Garda, PD: Kryetari është mbrojtur që në vitin 2007


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 13/10/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave për shtimin e personaliteteve që mbrohen nga Garda e Republikës, pjesë e së cilës është dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, selia blu deklaron se kryetari i PD ka qenë në mbrojtje që në vitin 2007 dhe se vendimi i sotëm është vetëm për të tërhequr vëmendjen nga situata e vështirë, që sipas PD, ndodhet Shqipëria.

Reagim i Partisë Demokratike

Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar./ Opinion.al

Pas