Kryesore

Basha mbledh Këshillin Kombëtar/Komisioni i Rithemelimit anëtarëve: Mos shkoni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:54 - 12/12/21 |
Opi Nion

Komisioni i Rithemelimit, i ngritur dje nga Kuvendi i thirrur nga Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha.

Përmes një deklarate ju bën thirrje anëtarëve që të bojkotojnë mbledhjen dhe mos të bëhen pjesë e paligjshmërisë.

Sipas Komisionit të Rithemelimit Basha u shkarkua nga posti me 4 446 vota në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar dje në “Air Albania”.

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombetar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashes nga posti i kryetarit per shkelje te renda statutore, si dhe konstatoi paligjshmerine e pjeses me te madhe te kryesise si te zgjedhur ne dhunim flagrant me statutin e PD.

Gjithashtu, ju bejme me dije se Kuvendi Kombetar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit per te permbushur vakumin e krijuar deri ne zgjedhjen e kryetarit dhe kryesise se re!

Per sa me lart ju njoftojme se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha eshte nul dhe e paligjshme.

Ju bejme thirrje te bojktoni mbledhjen dhe mos beheni pjese e paligjshmerise!

Ju ftojme gjithashtu te mos beheni pjese e percarjes dhe perjashtimeve nga PD per karriken e thyer te Lulzim Bashes.

Sot eshte momenti te bashkohemi duke degjuar zerin dhe vullnetin e demokrateve!

Komisioni i Rithemelimit”-shkruahet në deklaratë./Opinion.al

Pas