Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Kjo qeveri është e dështuar, s’ka para as për rrogat e mësuesve

2017/07/11 at 2:31 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Kjo qeveri është e dështuar, s’ka para as për rrogat e mësuesve

Lulzim Basha i cili po u kërkon demokratëve votat për tu rimandatuar si kryetar partie zvilloi takime në zonat e Vorës, Kombinatit, Kasharit, Dajtit e Farkës. Sipas informacionit që nis zyra e shtypit në PD, Basha ka deklaruar se kjo qeveri është e dështuar dhe nuk ka as para për të paguar rrogat e mësuesve. Gjithashtu ai përsëriti se zgjedhjet janë blerë me paratë e krimit.

“E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në këtë proces imoral të blerjes së votës, ishte Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që u ofroi një alternativë shqiptarëve ishim ne. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje është një mazhorancë fiktive që reflekton vetëm shtrembërimin e votës. Kjo që ka dal nga këto zgjedhje kurrsesi s’mund të jetë një qeveri legjitime dhe nuk ka shansin të qeverisë në mënyrë legjitime dhe të drejtë. Jo vetëm sepse vjen me një defiçit demokratik pa votën e vërtetë të qytetarëve, pa vullnetin e vërtetë të qytetarëve, por se ardhja pa plan e pa vizion po duket që këto orë, ditë e javë të para. E keni parë që s’kanë para të paguajnë rrogat e mësuesve.

Ekonomia është në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje. Financat publike janë në kolaps, këta nuk kanë zgjidhje”, tha Basha.

Ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën e zgjedheve të lira, tha Basha, Edi Rama minoi terrenin elektoral me projektin e tij politik për të blerë votën e shqiptare duke përdorur paratë e drogës, korrupsionin e parave publike dhe bandat.

“Përkulem me respektin më të thellë, me mirënjohje time të përjetshme për sakrificën tuaj në Çadrën e Lirisë për 90 ditë e 90 net me radhë, e cila u dha shqiptarëve jo vetëm kauzë e drejtë për zgjedhje të lira por edhe shpresën për një të nesërme ndryshe. Një raport tjetër midis qeverisë dhe qytetarit. Dhe ky është pikërisht programi i Partisë Demokratike. Ky është programi ynë, një qeveri për qytetarët.

Ne e dinim se çfarë gatuhej nga qeveria që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit. Droga që mbuloi Shqipërinë ishte dhe është një projekt politik i Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Por siç e dimë fare mirë, ndonëse 18 Maji legjitimoi kauzën tonë të drejtë para çdo shqiptari dhe para komunitetit ndërkombëtar, nuk arriti as ta frenojë dhe as ta shkatërrojë mekanizmin që ishte vënë në lëvizje.

Këtë e dini fare mirë ju. E dinë gjithë demokratët, e dinë gjithë qytetarët. E di unë, e di i madh dhe i vogël se me çfarë u përballëm që javën e parë pas kësaj marrëveshje politike. Me një kushdërshtar politik që tashmë kishte minuar tërësisht terrenin elektoral, me shpërndarjen masive të parave të pista të drogës dhe përqindjen e tenderave dhe koncensioneve korruptiv, për të detyruar qytetarët të tjetërsojnë vullnetin e tyre apo duke mbledhur kartat e identitetit.

Me angazhimin e plotë të makinës shtetërore në favor të partive të pushtetit dhe natyrisht si gjithmonë shoqëruar nga bandat dhe narkotrafikantët. Në këtë terren u zhvilluan fushata dhe zgjedhjet e 25 Qershorit”, tha Basha.

Etiketa: akuzaBashamesuesqeveriarrogazgjedhje ne PD

Ju sugjerojmë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

8 Tetor, 2025 1:01 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Para
Këshillat e dietologes: 10 ushqimet më të mira të kësaj vere

Kujdes! Mos e hani këtë frut pas vakteve të ngrënies. Ja sepse…

Foto/ Pas shumë kohësh Gena pret flokët, shikoni si duket me të shkurtra

Policia mësyn lokalin në Dhërmi, prish koncertin e Genës dhe vë në pranga kompozitorin e njohur

Skandali i mbetjeve spitalore dhe dhuna ndaj gazetarit/ Reagon emisioni “Stop”: Policia nxit vetëgjyqësinë. Duhet të ishin dorëhequr ministrat

Skandali i mbetjeve spitalore dhe dhuna ndaj gazetarit/ Reagon emisioni “Stop”: Policia nxit vetëgjyqësinë. Duhet të ishin dorëhequr ministrat

TE FUNDIT

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
8 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com