Aktualitet

Basha: Hera e parë në Shqipëri, Berisha po thërret protestë kundër partisë së tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 04/01/22 |
Opi Nion

Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij në datën 8 Janar para selisë së PD.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në historinë e Shqipërisë që ai thërret një protestë kundër partisë së tij.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, shkruan Basha.

Komisioni i Rithemelimit dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë lajmëruar protestë më 8 Janar para selisë së PD. Në posterin e shpërndarë për protestën, komisioni bëri me dije se protesta do të jetë kombëtare dhe qëllimi i saj është që selia e PD të mos kthehet “në bunkerin e pengut, por në shtëpinë e demokratëve”./Opinion.al

Pas