TIRANË- Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë në një konferecë për shtyp direkt pas përmbylljes së aktivitetetit të Qeverisë për “bilancin e punës 2 mujore në aksionin kundër informalitet”.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Rama bën shfaqje me regji qendrore, një shfaqje që zgjati 3 orë, ku plot 59 minuta foli vetëm vetë. Ai ka një diagnozë dhe quhet ‘diare verbale’ ku lëshoi sharje shifje kërcënime ndaj çdokujt e çdo gjëje rrauhu gjoksin, duke u thënë të bëjnë gati avokatin në fillim të janarit se represioni do të vazhdojë.
Aksioni i Ramës nisi në shtator, kur financave të vendit i mungonin 231 mln usd dollarë nga doganat e tatimet. Vetëm për këtë muaj jemi minus 35 mln usd nga të ardhura t në dogona, ose 1 mln usd në ditë. Sepse vidhet nga një grup oligarkësh kryesisht të naftës dhe cigareve njerëzit e afërt të Ramës financuesit e tij. 50 mln usd humbje nga kontradandë e duhanit, e dokumentuar nga doganat fqinje. /në perditesim/