Politikë

“Basha duhet të ikë”, Salianji: Luftën e tij e ka me demokratët, përgjërohet…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:27 - 10/03/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD Ervin Salianji ka kërkuar përsëri largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Salinji shkruan se Basha po përpiqet të blejë kohë dhe të manipulojë duke u përgjëruar për një shans tjetër në krye të selisë blu.

Sipas Salianjit, lufta e Bashës është me demokratët dhe se PD është aset kombëtar, jo aset personal.

Postimi i Salianjit

Lulzim Basha duhet të ikë!  Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për njê tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!  Ai thote qe “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.  Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!  Si përherë me demokratët./Opinion.al

Pas