Kryesore

Basha: Dako të merret i pandehur. Pranoi bashkëpunimin me bandat!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:37 - 26/10/18 |
b.f

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako mbrëmë në “Opinion”. Basha tha se Dako duhet të merret si i pandehur pasi ka pranuar publikisht se ka bashkëpunuar me anëtarët e bandës “Avdylaj”.

Deklarata e plotë e liderit të PD në facebook

Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

Pas