Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Baroni” dy muaj në përgjim, s’u gjetën prova për arrest

2016/05/13 at 3:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Baroni” dy muaj në përgjim, s’u gjetën prova për arrest

Urdhërarresti i Policisë dhe autoriteteve greke për Klement Balilin, të konsideruar si “baroni i drogës”, nuk ka mbërritur ende në Shqipëri. Kështu kanë thënë dje në orët e mbrëmjes burime të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Këto dy institucione, pasi kanë fajësuar njëritjetrin për mosveprim gjatë ditës, kanë pohuar se deri dje në mbrëmje nuk ishin njohur zyrtarisht me ndonjë urdhërarresti ndaj Klement Balilit. Por, nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka një hetim të hapur për rastin dhe mësohet se ka nisur një letërporosi në Greqi ku kërkon informacion dhe prova.


Mësohet se letërporosia është dërguar në Greqi me kërkesën për informacion nëse ka të dhëna për shtetas shqiptarë të implikuar në linjën e trafikut të drogës mes dy vendeve.

HETIMI NË SHQIPËRI

Në fillim të marsit 2016, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mësohet se ka nisur një hetim për trafik të dyshuar droge mes Shqipërisë dhe Greqisë. Hetimi ka nisur mbi bazën e informacioneve të përcjella nga ana e Policisë së Shtetit. Referimi mësohet se përmbante të dhëna të marra në rrugë operative dhe shumica e personave të dyshuar përmendeshin me nofka. Mes këtyre nofkave mësohet se ka qenë edhe një person i identifikuar si “Keli”. Prokuroria, pasi ka marrë referimin e Policisë së Shtetit dhe ka nisur hetimet, ka arritur të identifikojë së paku dy numra telefoni në përdorim të “Kelit”. Mësohet se për të paktën dy periudha, nga 15 ditë secila, personi i dyshuar është mbajtur në përgjim të rregullt për mundësinë e kryerjes së aktivitetit kriminal në lidhje me trafikun e drogës. “Nga përgjimet e kryera dhe ndjekja e ecurisë së veprimeve të personit në fjalë nuk është arritur të dokumentohet ndonjë komunikim apo veprim i dyshimtë”, ka thënë dje një burim nga hetimi i çështjes.

ARRESTIMI

Burimet e Prokurorisë kanë pohuar dje se nga hetimi i nisur nga fillimi i marsit e në vazhdim nuk është arritur të gjendet ndonjë provë e mjaftueshme për arrestimin e personave të referuar nga policia për trafik narkotikësh. Po kështu, burimet e akuzës thanë se gjatë mbajtjes së personave të dyshuar në përgjim nuk u arrit të identifikohet ndonjë veprim i tyre konkret në terren me lëvizje lënde narkotike, që mund të shërbente për organizimin e aksionit të kapjes në flagrancë. Nga ana tjetër, Prokuroria ka bërë me dije se veprimet kanë qenë të përbashkëta dhe Policia nuk ka pasur asnjë pengesë të veprojë me iniciativë në flagrancë, nëse ka konstatuar kryerjen e ndonjë vepre penale./Panorama



Ju sugjerojmë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Para
Misteri i urdhërarrestit/Balili, autoritetet shqiptare letërporosi grekëve

Misteri i urdhërarrestit/Balili, autoritetet shqiptare letërporosi grekëve

Presidenca nderon Kadarenë me dekoratën e Flamurit Kombëtar

Presidenca nderon Kadarenë me dekoratën e Flamurit Kombëtar

Video/ Kreditë e këqija në rritje prej tre muajsh

Video/ Kreditë e këqija në rritje prej tre muajsh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
10 Korrik, 2026

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e...

Lexo më shumë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}