-U tha në Opinion

Bardhi: Politikanë që rrinë në telefon me kriminelë, drejtësia ka të dhëna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 21/10/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha në emisionin “Opinion” se organet ligjzbatuese shqiptare kanë të dhëna për politikanë të lidhur me krimin e organizuar dhe nuk veprojënë.

Bardhi tha se kjo ndodh pasi palët shkëmbejnë favore me njëri-tjetrin.

Diskutimi në studio

Bardhi: Organet ligjzbatuese shqiptare disponojnë të dhëna të plota për politikanë që kapen në përgjime, telefonata me eksponente të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Fevziu: Pse nuk veprojnë? Është skandal. Drejtësia ka të dhëna për politikanë në lidhje me krimin e  organizuar?

Bardhi: Politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminelë. Nuk dënohen. Kjo mburojë politike bëhet për shkak të shkëmbimit të favoreve. Kriminelët pasurohen duke shkelur ligjin, politikanët ndihmohen nga kriminielët për të fituar zgjedhjet./Opinion.al

Pas