Pas disa orësh debate, në parlament nuk kanë munguar as batutat që kanë krijuar të qeshura gjatë seancës.
Teksa po fliste Gazmend Bardhi, ai nuk e kishte vënë re që ishte zhvendosur tek karrigia ku zakonisht rri Lulzim Basha.
Kreu i Kuvendit, e cila pa konfigurimin elektronik të fjalës, i thotë Bardhit që të ulej në vendin e tij, pasi i del emri i Lulzim Bashës.
Pjesë nga biseda:
NIkolla: Zoti Bardhi vetëm shko në vendin tënd, se del emri i zotit Basha
Bardhi: Pas shumë orësh seancë ka nevojë për humor, ju falënderoj zonja kryetare e seancës që i bëtë kolegët të qeshin.