Bota

Barcelona nuk gjen qetësi, mbi 500 mijë qytetarë katalanas në protestë


               Publikuar në : 21:33 - 18/10/19 |
Opi Nion

Mbi 500 mijë qytetarë të Katalonjë ka kanë protestuar për të pestën ditë radhazi pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosur liderët separatist katalanas.

Protestuesit dolën në rrugë duke kërkuar lirimin e të burgosurve. Gjatë ditës në përgjithësi protesta kaloi e qetë me raste sporadike dhune me policinë me rënien e mbrëmjes.

Policia përdori gazin lotsjellës për të larguar protestuesit nga rrugët kryesore të cilat qëndruan për disa orë të bllokuara. Autoritetet janë shprehur se në protestën e sotme morën pjesë më shumë se 520 mijë persona.

Protestat e ditëve të fundit në Katalonjë erdhën pas dënimeve me burg që drejtësia spanjolle vendosi për 9 drejtues të lartë të rajonit, përfshirë këtu dhe ish zëvendëspresidentin./ Opinion.al E.Xh.

Pas