Sport

Barcelona e fortë dhe pa Messin, mposht Getafen


               Publikuar në : 19:53 - 28/09/19 |
Opi Nion

Barcelona ka mposhtur në transfertë Getafen me rezultatin 0-2.

Në këtë takim mungonin Messi dhe Ansu Fati, por shkëlqeu portieri Ter Stegen, i cili jo vetëm shmangu golat, por dha edhe pasimin për golin e parë të shënuar nga Luis Suarez.

Golin e dytë e shënoi Junior Firpo, ndërsa në minutën e 82-të Lenglet u ndëshkua me karton të kuq. Duke bërë që ekipi të luante me dhjetë lojtarë minutat e mbetura të ndeshjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas