Aktualitet

Banori në protestë: Edo lepurushët e oborrit qeveritar po ta punojnë pas shpine



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 20/02/22 |
Opi Nion

Banorët e “Kodrës së Priftit” kanë protestuar sot për projektin e Unazës, sipas të cilëve është devijuar.

Njëri nga banorët tha se sipas projektit të vjetër preken vetëm 7 banesa, ndërsa devijimi i tij prek 40. Ata kërkojnë që të vihet në zbatim projekti i vjetër i padevijuar dhe qeveria të dëmshpërblejë familjen e prekura nga ai projekt dhe mos të marri në qafë 40 familje.

Me pankarta në duar, banorët thanë se protestat e tyre nuk do ndalen deri sa qeveria të pranoj kërkesat e tyre.

“Për kryeministrin, unë do i drejtohem me Edi për shkak të aq miqësi sa kam me të. Edo shiko se dikush është duke ta punuar pas shpine. Nuk e di sa ke dijeni, por dikush nga lepurushët apo lepurushet e oborrit tënd qeveritar ose nga urithët e oborrit qeveritar është duke punuar në fshehtësi për të bërë popullin e pakënaqur”,-u shpreh banori./Opinion.al

Pas