Banorët e Selenicës kanë dalë në rrugë ditën e sotme në shenjë proteste mbi kërkesën e deputetit të zonës që të anulohet loti i 4 i rrugës së lumit të Vlorës.
Loti i 4 i këtij aksi parashikonte ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Levan-Tepelenë me rrugën e lumit të Vlorës. Më herët ai ishte parashikuar të kalonte në Selenicë, ndërsa tashmë me projektin e ri kalon nga Poçemi.
Ndërkohë, banorët e Selenicës kanë firmosur një peticion drejtuar Presidentit, kryeministrit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Ata kërkojnë të ndërtohet rruga e Selenicës, në të kundërt thonë se do të ketë përshkallëzim protestash deri në bojkot të zgjedhjeve.