Kronikë

Grabitës dhe shpërndarës droge, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 27/09/20 |
Opi Nion

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kavajë pasi akuzohet për  vjedhje banesash dhe portofolash.

Në pranga ka rënë Artur Gjoci, 46 vjeç me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, ndërsa kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Në banesën e 46-vjeçarit janë sekuestruar 277 gramë lëndë narkotike kanabis, si dhe bimë të kultivuar në oborrin e banesës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se Gjoci është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e  F. H.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur  E. S., çantën e dorës.

-Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesën e F.Sh.

Gjatë marrjes në pyetje 46-vjeçari ka pranuar autorësinë e vjedhjeve të lartpërmendura dhe të sendeve të kundra ligjshme të sekuestruara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas