Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në një protestë këtë të dielë, për të kërkuar shpronësim sipas vlerës së tregut për tokat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.
Disa prej tyre kanë arritur deri aty sa kanë hipur në një shtyllë tensioni dhe kërcënojnë se do hidhen.
Ata kërkojnë një takim me ministren Belinda Balluku. Kjo është e disata herë që banorët protestojnë për të kërkuar dëmshpërblim për tokat e tyre.
Banorët theksojnë se nuk do t’i lejojnë punimet në tokat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut.