Aktualitet

Hipën në shtyllën e tensionit, zjarrfikësja zbret 2 banorët e Bërxullës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 15/01/23 |
Opi Nion

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në një protestë këtë të dielë, për të kërkuar shpronësim sipas vlerës së tregut për tokat e tyre që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Dy prej tyre kanë arritur deri aty sa kanë hipur në një shtyllë tensioni dhe kërcënuan se do hidhen.

Zonja së bashku me nipin e saj që kishin hipur në shtyllën e tensionit të lartë, janë bindur dhe me ndihmën e zjarrfikëses kanë zbritur.

Banorët u shprehën për mediat se do të mbrojnë me gjak pronat e tyre.

“U bindëm sepse kemi fëmijë. Shpresojmë që Rama ta marrë seriozisht. Nuk frenohemi këtu. Këtë pronë do e mbrojmë me gjak. I kemi të gjitha dokumentet sipas ligjeve që këta kanë krijuar. Por ligjet nuk zbatohen për ne”, deklaruan banorët.

Banorët theksojnë se nuk do t’i lejojnë punimet në tokat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut.

Pas