Ish-presidenti Bamir Topi ka rrëfyer momentin në të cilën nisën krisjet e para të marrëdhënie të tij me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Topi është shprehur në “Report Tv” se gjithçka filloi nga raporti i KLSH për parregullsitë e konstatuara në “Rrugën e Kombit”.
Në këtë kohë, ministri i Transporteve ishte kreu aktual i PD, Lulzim Basha.
“Unë do marr dy institucione dhe kam besim që do kuptohem mirë nga publiku. Sipas Kushtetutës, Kryeprokurorja bëhet me propozim të presidentit dhe miratim të parlamentit. Tek SHISH ndodh e kundërta, propozohet nga parlamenti dhe miratohet nga Presidenti. Erdhi nevoja e zëvendësimit të Kryeprokurorit, Është propozuar kandidatura e Ina Ramës. Për këtë është bërë një bisedë me Berishën, që i kam thënë “kjo është kandidatura, CV, në fund jeni ju që do e vlerësoni, aq më tepër që kishim raporte të mira”. Kur dekreti ka shkuar në parlament ka bërë debat publik , Berisha e ka cilësuar si Silvia Konti. Me depozitimin e ish kreu i KLSH e rrugës e Kombit. Problemet kanë filluar të shfaqen këtu. Kur kam shkruar atje jam kontaktuar dhe kam marrë vlerësime shumë të larta për zotin Bahri Shaqiri që të konfirmohet në detyrë në krye të SHISH”, u shpreh Topi./ Opinion.al E.Xh.