Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me projektin “Open Ballkan”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Open Ballkan” mbështet dhe nga qeveria gjermane.
Kreu i qeverisë kritikon Kosovën dhe vendet e rajonit të cilat ende nuk janë përfshirë në këtë projekt, teksa thekson se “dera është e hapur” për çdo shtet që dëshiron të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.
Reagimi i Ramës
“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor! Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!