Më 1 shtator kryeministrit Edi Rama do të udhëtojë drejt Serbisë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.
Mësohet se në kryeqytetin serb, Beograd, do të zhvillohet një panair i parë për verën, ushqimin dhe kulturën mes vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si destinacion turistik, gjeografisë së tyre dhe llojeve të verërave. Në këtë panair pritet të marrin pjesë mbi 332 ekspozues nga 22 vende.