Ish-kapiteni i Gjermanisë, Mikael Ballack, kritikoi skuadrën e Low, teksa fliste si ekspert futbolli në televizionin amerikan “ESPN”. “Normalisht, tani ata janë favoritët e mëdhenj, edhe pse nuk luajtën ndeshjen më të mirë. Ndeshja nuk ishte edhe aq e bukur për t’u parë. Ka pasur më shumë taktika dhe kryesisht fjala ‘dobët’ mbizotëron në vlerësim. Italia ka bërë kaq shumë gabime, por Gjermania nuk i ka shfrytëzuar. Mbase Gjermania tregoi më shumë respekt seç duhej”, – tha Ballack.
I pyetur për gjysmëfinalen e mundshme me Francën, Balack tha se “pret një Gjermani tjetër” dhe se “sistemi duhet të ndryshohet duke u kthyer në 4 mbrojtës”.